970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

“Era zgjedhje”, Konjufca: Do të jetë një garë e ashpër për vendin e dytë

“Era zgjedhje”, Konjufca: Do të jetë një garë e ashpër për vendin e dytë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,  i pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, ka thënë se “do të jetë një garë e ashpër për vendin e dytë”.

Konjufca ka thënë se zgjedhjet parlamentare nëse mbahen më shpejt është më mirë për Kosovën, por shtoi se për këtë duhet të ketë koordinim mes të gjitha institucioneve përkatëse.

“Sa më herët ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar dhe që ajo i sheh të rëndësishme dhe pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila  do të bëhet natyrisht pas konsultimeve që i kemi me  subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca.

Ai e ka komentuar edhe koalicionin që pritet të lidhet sot ndërmjet AAK-së dhe Nismës.

“Koalicionet kanë ndodhur  në Kosovë në të kaluarën gjithmonë, e po ndodhin edhe tash, Aleanca ka qenë edhe më herët në një koalicion me Nismën me sa e mbaj mend po ndodh sërish, unë vetëm ju uroj suksese. E sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, çka me thanë, sondazhet janë, rezultatet janë të qarta. unë mendoj që gara ka me qenë një garë e ashpër për numrin dy në skenën politike”, deklaroi Konjufca.

Siç raportoi sot gazeta online Reporteri.net, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj pritet të nënshkruajnë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, koalicioni do të quhet “Fronti i përbashkët për shtetin” dhe pritet të zyrtarizohet sot, në ora 18:00 përmes një konference për media.

Related posts