970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Igli Hasani: Rajoni po kërcënohet si kurrë më parë, autorët dhe nxitësit e Banjskës të dalin para drejtësisë

Igli Hasani: Rajoni po kërcënohet si kurrë më parë, autorët dhe nxitësit e Banjskës të dalin para drejtësisë

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani,  tha se siguria dhe stabiliteti i rajonit është më i kërcënuar se kurrë më parë.

Këtë deklaratë ai e bëri në Prishtinë pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai tha se autorët, organizatorët dhe nxitësit e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë.

Hasani shtoi duke shtuar se kjo është domosdoshmëri për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejmë.

“Rajoni është duke kaluar një moment delikat, që pavarësisht progresit, siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Ne kemi dënuar ashpër sulmin e dhunshëm, të orkestruar dhe të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ky sulm ishte një akt kriminal dhe i rrezikshëm terrorist kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë ligjit dhe rendit të Kosovës. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë e stabilitetit e të gjithë rajonit tonë me pasoja të drejtpërdrejta për Europën tonë të përbashkët. Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës me pasoja ndoshta të pakthyeshme. Prandaj, tani më shumë se kurrë është e nevojshme që të gjithë ato vende, ato forca që besojnë te pasja e stabiliteti, te bashkëpunimi e integrimi euroatlantik të punojnë se bashku për të ardhmen e rajonit tonë dhe të mirën e qytetarëve tonë”, u shpreh ai.

“I ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon, dhe në kufijtë e Republikës së Kosovës. Bëjmë thirrje gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, nuk i çohen ushtri fqinjit më te kufiri, dhe askush s’duhet të vazhdojë më këtë lojën që  është qesharake. Sepse të gjithë jemi qartë se garancia më e madhe për sovranitetin dhe integritetin e Republikës Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, është shprehur Hasani.

Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të dalë pa vonesë me qëndrim mbi sulmin serb në Banjskë.

Gërvalla tha se agresori duhet të sanksionet.

“E njoftova Iglin për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë të dalë me qëndrim të qartë të asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vete rrezikun e përsëritjes”, është shprehur Gërvalla ndër të tjera.

Related posts