970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Nënshkruhet vendimi: Komuna e Rahovecit i jep nga 500 euro për çdo lindje në QKMF

Nënshkruhet vendimi: Komuna e Rahovecit i jep nga 500 euro për çdo lindje në QKMF

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se komuna që ai drejton do të ndajë 500 euro për prindërit që bëhen me fëmijë nga janari i këtij viti.

Ai ka njoftuar se vendimi është nënshkruar sot dhe vlen për çdo linje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së.

“Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit” shkruan Latifi në njoftim.

Vendim të ngjashëm kishin marrë edhe disa komuna të tjera në Kosovë.

Related posts