970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

“Vetura e parë pa pagesë, e dyta 10 euro”, edhe një javë hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”

“Vetura e parë pa pagesë, e dyta 10 euro”, edhe një javë hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”

Me 22 janar të këtij viti hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar “Prishtina Parking”.

Në një postim në Facebook, aty janë bërë e ditur ndryshime kryesore që përfshihen

“Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Lajm fantastik
Shtroni pyetjet në koment.
PARKINGUN NË KRYEQYTET PO E BËJMË MË TË MIRË SIVJET!

Me 22 Janar 2024 hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

Publikimi i sotëm i rregullores në webfaqen e Prishtina Online përfundimisht formalizon hyrjen në fuqi me 22 Janar 2024.
Ndryshimet kryesore në rregullore janë si në vijim:

1. Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë).

2. Kosto më e lirë për veturën e dytë (10 euro për muaj).

3. Zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në ora 23:00.

4. Kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët rezident.
5. Largim i të gjitha laurave në lagjet rezidenciale.
6. Prioritet në regjisrim për banorët rezident kundrejt subjekteve jurdike/lokaleve afariste. Vetëm pas përfundimit të regjistrimit të banorëve, do të hapet procedura për pagesë nga ana e subjekteve jurdike dhe lokaleve afariste.
7. Dita e shtunë dhe e diel pa pagesë në parkingjet e hapura.
8. Në rast të mospagesës së parkimit nga ana e klientëve dhe vendosjes së bllokadës, tiketa e vendosur së bashku me bllokadën është biletë e vlefshme parkimit për 24 orët e ardhshme në cilëndo zonë dhe vendparkim të hapur (kufizimet vlejnë sipas orarit për lagje).
9. Parking pa pagesë për personat me nevoja të veçanta dhe për invalidët e UÇK-së, e vlefshme në hapësirat me sinjalistikë për persona me aftësi të kufizuara (regjistrimi pranë ndërmarrjes dhe pajisja me leje është e detyrueshme).
10. Shtim i procedurës për rimbursim në rast të gabimeve teknike që kanë arsyeshmëri të plotë nga ana e klientëve
11. Procedurë tejet transparente e trajtimit të ankesave, me mundësi publikimi të përgjigjes në rast se kërkohet nga ankuesi.
12. Të gjitha parkingjet do të kenë sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Sinjalistika vertikale do të përmbajë të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me kufizimet, të drejtat si dhe llojin e parkingut (rezidencial, komercial apo i kombinuar).
13. Çmimorja do të publikohet në web-faqen e N.P.L. “Prishtina Parking” brenda kësaj jave, e po ashtu edhe në rrjetet sociale të N.P.L. “Prishtina Parking”. Në shtojcën e rregullores mund të gjeni çmimoren e miratuar nga Kuvendi Komunal.
Informacion shtesë
– Të gjithë qytetarë që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative.
– Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë.
– Rregulloren mund ta gjeni në komentin e parë më poshtë .
Shtroni pyetjet tuaja këtu dhe ne do të përgjigjemi. Komentet ofenduese do të fshihen/bllokohen. Ju falmnderit për komunikimin e sinqertë.
a

Related posts