Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ia ka dhënë lamtumiren e fundit babait të tij, Hilmi Haradinaj, i cili sot është varrosur me nderime shtetërore në Gllogjan.
Në profilin e vet në “Facebook”, Daut Haradinaj ka shkruar se ashtu siç e deshi baca Helmi popullin e tij, ai sot me pietet dhe nderime po e përcjell atë për tek djemtë e tij.
“Plak, ashtu siç e deshe popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkudhëtarët dhe shokët tu. Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj. Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne!”, ka shkruar Haradinaj.