970×90
970×90

Bajra për Gazeta Projekti: Institucionalizimi i Bitcoin ka gjasa që do ta rrisë vlerën e njësisë simotër Bitcoin Crypto deri në $200k vitin tjetër

Bajra për Gazeta Projekti: Institucionalizimi i Bitcoin ka gjasa që do ta rrisë vlerën e njësisë simotër Bitcoin Crypto deri në $200k vitin tjetër

Rregullatori i letrave me vlerë të SHBA-së ka miratuar të mërkurën fondet e para të tregtuara në këmbim (ETF) të listuara në SHBA, për të gjurmuar bitcoinin, tha kryetari i tij Gary Gensler.

Kjo do të thotë se Bitcoin tashmë është aprovuar si aset financiar, shkruan Reuter.

Në lidhje me këtë temë, “Gazeta Projekti”, ka kontaktuar ekspertin e tregjeve, Emanuel Bajra,

Ai, tha se Bitcoin ETF ka gjasa qe do ta rrise vleren e njesise simoter Bitcoin Crypto deri ne $200k deri vitin tjeter – keshtu presin shume instituuine financiare te fuqishme ne tregun e kapitalit dhe bursave.

“Aprovimi i Bitcoin ETf nga SEC eshte nje moment shumë i rendësishem qe do te ndihmoje ne demokratizimin e finances e ne veçanti duke e sjelle ne preherin e finances globale edhe kriptovalutat si edhe hap rrugen per konsolidime te metejshme ne avancimet per digjitalizimin e parase.

Eshte po ashtu e rendesishme te theksohet qe suksesi i kalimit te Bitcoin ne “Mainstream” tregon qe tashti tregjet kane nevoje per ide te reja dhe inovacion ne lansimin e produkteve solide e qe do te mund te krijoje vlera te reja financiare per investitore te te gjitha fushave sepse kthimi potencial nga investimet ne Bitcoin ETF do te mund te jete me i konsiderueshem se sa ne asete tjera financiare.

Institucionalizimi i Bitcoin ETF ka gjasa qe do ta rrise vleren e njesise simoter Bitcoin Crypto deri ne $200k deri vitin tjeter – keshtu presin shume instituuine financiare te fuqishme ne tregun e kapitalit dhe bursave.

Ky eshte lajm i mire qe me kalimin e kohes do ta ndryshoje substancialisht pejsazhin financiar global”, tha shkurt Bajra.

Related posts