970×90
970×90

Zbulohen detaje të reja për aksidentin e tmerrshëm në Hungari

Zbulohen detaje të reja për aksidentin e tmerrshëm në Hungari

Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë, dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.

Klankosova.tv ka biseduar me axhën e Kushtrimit, Bashkimin, i cili ka dhënë detaje nga rasti.

Ai ka treguar se vetura në të cilën gjendeshin tashmë dy viktimat, si pasojë e aksidentit ka marrë flakë me ç’rast Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, është djegur bashkë me dokumentet e tij, kurse Kushtrimi ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir një djalë 1-vjeç.

Bashkimi tha se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Ai tha se Kushtrimi dhe Jetmiri kanë qenë duke ardhur në Kosovë në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa në Kosovë ka qenë duke i pritur djali i tij (i Bashkimit), bashkë me një grup studentësh nga Gjermania, për të bërë shëtitje nëpër vende historike në Shqipëri e Kosovë.

Related posts