Një burrë në Deçan është goditur nga një plumb qorr.
Ngjarja ka ndodhur teksa i njëjti po qëndronte para shtëpisë së tij. Viktima ka marrë lëndimet trupore dhe është trajtuar nga mjekët. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Policia është duke e hetuar rastin.
Deçan / 01.01.2024 – 00:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.