Ismet Shala ka bërë donacionin tjetër për fundvit ku për fahatin e tij Mushtishtin ka shpërndarë 350 dhurata për nxënësit, 15 pako për 15 familje në nevojë si dhe organizimin e drekës për dy intitucionet.
Lajmi i plotë nga Reshat Selimi:
-Shpërndarja e rreth 350 dhuratave për të gjithë nxënësit e shkollës tonë.
-Organizimi i një dreke të fundvitit për punëtorët e dy institucionet shumë të rëndësishme të Mushtishtit, atyre të Sh.f.m.u “Edit Durham”, si dhe punëtorët shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mushtisht.
-Shpërndarja e 15 pakove me artikuj ushqimor për nder të festës së fundvitit për 15 familjet në nevojë nga fshati ynë.
Kjo është ndihma dhe donacioni të cilën sot e ka dhënë bashkëvendasi ynë, i cili në vazhdimësi është duke kontribuar për vendlindjen e tij, pa hezitim dhe me plotë vullnet, sa herë që e vëren që është e nevojshme të ndihmohet dhe secilën herë pa pritur që ti kërkohet që ta bëjë një gjë të tillë!
Faleminderit shumë Ismet M Shala!