970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti: Ushtarët e rinj do ti shërbejnë vendit si shqiponjë

Kurti: Ushtarët e rinj do ti shërbejnë vendit si shqiponjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i ushtarëve që ka diplomuar, është më i madhi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kurti, mes tjerash potencoi se 325 ushtarët do të nisin detyrën për t’i shërbyer atdheut në mbrojtje dhe ruajtje të paqes.

“Jemi bashkë këtu për të kurorëzuar suksesin tuaj të treguar në muajt dhe javët në trajnimin bazik, grupi i juaj është shumë veçantë, sepse jeni grupi më i madh që ka diplomuar ndonjëherë në ushtrinë tonë, 325”, ka thënë Kurti.

“Nga sot ju filloni detyrën fisnike po aq edhe sfiduese, për ti shërbyer atdheut në mbrojte dhe ruajte së paqes. U zotuam se ushtria do ta ketë përkrahjen e pakursyer të qeverisë, këtë e kemi dëshmuar çdo vit të qeverisjes sonë, fillimisht në vitin 2021, e ngritëm buxhetin për herë të parë mbi 100 milionë euro. Nga ai vit buxheti për ushtri ka qenë për herë e më i madh e gjithmonë në ngritje sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro. Sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s”, ka thënë Kurti.

“Ndërkaq me ju sot po shënojmë sot pothuajse dyfishimin e numrit të përgjithshëm të ushtrisë. Teksa kemi katërfishuar trajnimet e ushtarëve në raport me qeverisjet e kaluara”.

“Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja, si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Kurti në fund, theksoi se së bashku do të rrugëtojnë drejt shërbimit në aleancën më të madhe ushtarake NAT

Related posts