970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Luan Krasniqi: Bashkë me Hasanin morëm lajmin tragjik me mijëra kilometra largë Junikut

Luan Krasniqi: Bashkë me Hasanin morëm lajmin tragjik me mijëra kilometra largë Junikut

Vdekja e hershme tragjike e Mic Tofaj me bashkëshorte ka teonditur vendin sot gjatë ditës, në mesin e shumë personaliteteve të cilët kanë shprehur ngushëllime familjes ka qenë edhe ish-kampioni i boksit, Luan Krasniqi i cili është edhe mik i familjes.

Postimi i plotë:

Në këto ditë të fundit të vitit njerëzit në përgjithësi bëjnë bilancet dhe bëjnë udhëtimet e fundit. Ashtu bëmë edhe unë e miku im i fëmijërisë Hasan Tofaj. Por fundi i vitit mund të sjellë edhe hidhërime. Një të tillë lajm të hidhur morëm Hasan Tofaj dhe unë mijëra kilometra larg vendlindjes sonë, Junikut. Pikërisht në këtë kohë, krejt papritur u ndanë nga jeta Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku-Tofaj. Humbja dhe tronditja është e madhe jo vetëm për familjen e ngushtë të Micit e  Fatlinda Maloku-Tofaj , por edhe për Hasanin dhe gjithë miqtë e të ndjerëve. Goditje më të rëndë të fatit zor se mund të përfytyrohet!

Unë personalisht e kujtoj Mic Tofajn si një njeri të suksesshëm. Ai bashkë me familjen e tij i kanë dhënë shumë bashkësisë ku bënin pjesë, Komunës së Junikut. Mic e Fatlinda Tofaj kishin një familje të shembullore që shquhej për virtyte të larta njerëzore. Ikja e tyre e papritur na pikëllon pa masë!

Me këtë rast s‘më mbetet tjetër veçse t‘ju shpreh ngushëllimet mia familjes Tofaj e Maloku për humbjen anëtarëve shumë të shtrenjtë e të dashur për ta dhe për ne. Kjo dhembje është tepër e madhe për një familje, ajo mund të përballohet vetëm bashkërisht.

Related posts