970×90
970×90

Me bikini dhe joshëse, Dafina paralajmëron projektin e ri

Me bikini dhe joshëse, Dafina paralajmëron projektin e ri

Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja e ka publikuar një fotografi nga xhirimet duke i njoftuar fansat e saj që të jenë të përgatitur për videon e re.

Ajo shfaqet në ujë, e veshur me bikini, teksa qëndron para kamerës.

Përshkrimi është i thjeshtë: “Vjen së shpejti” dhe në hashtag është ‘Fuego’ që në shqip do të thotë zjarr.

 

 

Dafina nuk ka sjellë materiale të reja muzikore qe një kohë dhe po përgatitet të lansojë diçka të pëlqyeshme.

Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e videoklipit të French Montanas, “Famous”, që u publikua në fillim të këtij viti.

Në videon muzikore që është shikuar rreth 27  milionë herë, këngëtarja nga Kosova paraqitet vetëm si aktore. /Telegrafi/

Related posts