970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Reshjet e shiut, një veturë fundoset në ujë në afërsi të Ferizajit

Reshjet e shiut, një veturë fundoset në ujë në afërsi të Ferizajit

Një veturë me targa vendore është fundosur në afërsi të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli tha se nuk ka pasur të lënduar.

Ai tha se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe kjo ka ardhë si shkak i grumbullimit të ujit në at vend.

“Ju njoftojmë se, rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, shkak i grumbullimit të ujit nga te reshurat e shiut një veturë me targa vendore, ka dalë jashtë rruge, ndërsa nuk raportohet për lëndime”, tha Veseli.

Policia mbrëmë ka njoftuar se si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc e deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt, drejtimi i Prishtinës është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në disa vende është bërë e pakalueshme.

“Lusim qytetarët / shoferët e automjeteve që të përdorin rrugët alternative, autostradën “Arbën Xhaferi”, apo rrugët tjera, përmes qytetit të Lipjanit dhe Shtimës, në mënyrë që ti shmangen ndonjë bllokimi të tyre, deri në lirimin e plotë të rrugës”, thuhet në apelin e policisë.

“Për gjendjen e krijuar në këtë relacion janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes kompania për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës të komunës së Ferizajt, ndërsa është njoftuar edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Për informata tjera, deri në lirimin e rrugës për qarkullim të automjeteve do të njoftoheni me kohë. Ndërsa, për ç’do rast lusim qytetarët të njoftoni policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406”, është deklaruar policia.

Related posts