Zvicra zhvilloi ndeshjen e parë në këtë botëror me Brazilindhe luajti baras 1:1. Ky ekip tashmë duhet të japë maksimumin ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë, nëse dëshiron të kualifikohet ndër 16 më të mirët në botërorin që po zhvillohet në Rusi.
E përditshmja zvicerane Blick ka bërë një artikull me fokus gratë dhe të dashurat e lojtarëve të kombëtares së Zvicrës.
Blick bën të ditur se lojtarët si Valon Behrami, Haris Seferovic dhe Ricardo Rodriguez do të kenë përkrahjen e të dashurave/grave të tyre edhe në shkallët e stadiumeve në Rusi, kurse e dashura shtatzënë e Breel Embolos nuk mund të udhëtojë në Rusi.
Madje Blick pasqyron edhe një përvojë interesante të reprezentuesit të dikurshëm të Zvicrës, Kubilay Turkyilmazit, i cili ka thënë se gratë përpara jnë lejuar të qëndrojnë në hotel me lojtarët duke shtuar se “Seksi gjithnjë bën mirë dhe asnjëherë dëm”.