970×90
970×90
970×90
970×90

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

Një polic i Njësive Speciale të Policisë Kufitare ka vdekur  në vendin e punës teksa po qëndronte në pikën kufitare në Jarinjë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha Gazetës Express se polici Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur këtë mëngjes.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani.

Polici la pas gruan, nënën dhe dy fëmijë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Varrimi i tij pritet të bëhet nesër.

Related posts