Ka vdekur Hilmi Haradinaj, i cili i ka dhënë gjithçka Kosovës. Të hënën, trupi i babait të dy dëshmorëve të luftës, do të varroset në Gllogjan. Por, kush ishte njeriu që u përballë në luftë me Serbinë e pasluftës me padrejtësinë ndaj fëmijëve të tij. T7 sjell profilin e babës së Kryeministrit.
Hilmi Haradinaj ka vdekur të dielën pas një sëmundjeje. Lajmin e bëri të ditur i pari i ekzekutivit
I lindur në Gllogjan të Decanit, Hilmiu ishte prindi i dhjetë fëmijëve, shtatë djemëve e tri vajzave.
Gjatë jetës së tij ai ishte përballur me plot vuajtje.
Hilmi Haradinajt, iu vranë dy djemtë e tij në luftën e fundit në Kosovë.
Luani dhe Shkelzeni, ishin dy dëshmorët e kombit, që vdiqën në luftë. Edhe një fëmijë tjetër i është vrarë pasluftës, Enveri, rast ky ende i pazbardhur.
Edhe Ramush Haradinaj, i cili në periudhën e luftës ishte komandant i UCK-së, në zonën e Dukagjinit, kishte mbetur i plagosur.
Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë: Ramushin, Luanin, Shkelzenin, Dautin dhe Enverin, kishin qenë të angazhuar në lirimin e Kosovës, nga regjimi serb.
Hilmi Haradinaj vite më pas përshkruante luftën e djemve të tij.
Haradinaj me emocion përshkruante pjesëmarrjen e madhe të kosovarëve në luftë.
Edhe pas përfundimit të luftës, Ramush Haradinajn e dërguan në Hagë, ku u gjykua. E prindi i tij, Hilmiu, kthimin e kryeministrit e priti me shumë gëzim.
Reagime e ngushëllime janë shprehur gjatë ditës për babain e Kryeministrit. Mirëpo i vetëquajturi imam, Bedri Bytyci, shkruajti diçka më ndryshe. Ai tha se asnjë hoxhë s’bën të shkojë në varrimin e tij, të hënën, në Gllogjan. Një deklaratë të tillë e dënuan të gjithë.
Babi i Shefit të Qeverisë, varroset, të hënën, në orën 14, në vendlindje, aty ku janë edhe tre djemtë e tij, bashkë edhe me dhjetëra dëshmorë të tjerë.