970×90
970×90

Arrestohet në Kosovë baroni i drogës, Gëzim Çela

Arrestohet në Kosovë baroni i drogës, Gëzim Çela

Sot në Kosovë është arrestuar Gëzim Çela nga Shqipëria i njohur si “bosi i trafikut ndërkombëtar të kokainës”.

Arrestimin e tij në Kosovë e ka konfirmuar, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci 🙏të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.”, ka shkruar ai.

Por kush është Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale i njohur si “bosi i trafikut ndërkombëtar të kokainës”?

Gëzim Çela, banues në Kurbin, i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, është një nga tre personat, që Operacioni Forca e Ligjit i kishte dërguar formularin e vetë-deklarimit të pasurisë.

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge.

Pikërisht aty, policia kohë më parë  i gjeti 18 kilogramë kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997. /Reporteri

Related posts