Komuna e Junikut tashmë është bërë me Qendër për Regjistrim të Bizneseve, shkruan Gazeta Projekti
Sipas njoftimit të Komunës së Junikut hapja e kësaj qendre lehtëson dhe krijon çasje inovative në procedurat e regjistrimit por edhe të administrimit të bizneseve.
Postimi i plotë
Komuna e Junikut, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë( ARBK),për hapjen e qendrës për regjistrim të bizneseve.
Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të krijoj një bashkëpunim të ngushtë, duke ofruar zgjidhje efikase dhe lehtësim të procedurave të regjistrimit dhe administrimit të bizneseve.
Hapja e kësaj qendre, synon përmirësimin e infrastrukturës administrative, duke siguruar një çasje më efikase dhe inovative për regjistrimin dhe menaxhimin e bizneseve lokale.
Komuna e Junikut është e përkushtuar për krijimin e kushteve për efikasitet dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Ky hap shënon një angazhim të përbashkët për përmirësimin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Junikut.