Pas eliminimit të saj nga spektakli “Dancing with the Stars Albania”, modelja Juliana Nura nuk ka hezituar të shprehë zhgënjimin dhe habitjen e saj lidhur me vendimet e jurisë dhe veçanërisht me qëndrimin e kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri.
Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Pardon my french”, Juliana bëri të qartë ndjenjat e saj duke u shprehur: “Gjithë publiku është zhgënjyer nga dalja jonë, por kjo ishte zgjedhja e jurisë. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e tronditur gjatë këtyre tri-katër ditëve që kanë kaluar; vërtet nuk e prisja. Ishim këtu për të fituar”.
Në një intervistë të mëhershme në emisionin “DWTS Fan Club”, Xhuli vazhdoi të shprehej në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë për përvojën e saj.
Ajo rrëfeu se si ndihej e shokuar nga mënyra se si juria, dhe në veçanti Ilir Shaqiri, e kishin vlerësuar performancën e saj, ndërsa e akuzoi atë për atmosferë toksike dhe negative.
Në emisionin “Pardon my french”, kur u pyet nëse pendohet për deklaratat e saj të mëparshme, Juliana u përgjigj me vendosmëri: “Jo, asnjëherë! Unë jam personi që kur diçka e them, qëndroj pas fjalëve të mia dhe nuk flas pa pasur baza. Edhe tani e përsëris, Iliri më duket shumë negativ dhe nuk më pëlqejnë ‘sex jokes’ [shakatë seksiste] që bën”.
Xhuli përndryshe gjatë përvojës së saj në konkursin e vallëzimit, arriti që për javë të tëra të sjellë performanca nga më të ndryshmet në krah të partnerit të saj, balerinit Dion Gjin