970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Arrestohet pronari i një argjendarie në Prishtinë

Arrestohet pronari i një argjendarie në Prishtinë

Është arrestuar Trim Baraku, pronari i një argjendarie në Prishtinë.

Siç raporton portali Indeksonline, pronari i argjendarisë ‘Baraku’ në Prishtinë dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit e armatosur të argjendarisë në Suharekë më 22 nëntor.

Baraku dyshohet se ka bëre shit-blerje të arit me grupin kriminal.

Një aksion policor, në tri lokacione që përfshijnë Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevën është realizuar sot në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.

Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

Shkrepja e armës nga i dyshuari, sipas PK-së, bëri që të mbes i plagosur edhe zyrtar policor.

Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Sipas Policisë, deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër që ende gjendet në kërkim policor.

Related posts