Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në Kuvendin e Kosovës, para deputetëve ka folur për dy rastet e mbrëmshme që tronditën të gjithë, shkruan Reporteri.net.
Deputetja Deliu-Kodra në emër të partisë ku bën pjesë kërkoi që institucionet e drejtësisë të marrin masa dhe të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre krimeve.
“Është e pashmangshme që të flas për ngjarjet e fundit në vend që na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar është e rëndë. Jo më larg se mbrëmë ishim dëshmitarë të një tjetër vrasje të një gruaje 33-vjeçare L.M, e cila bashkë me familje ishin cak të një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës”,
“Këto raste na kanë prekur të gjithëve dhe në emër të PDK-së u shpreh ngushëllime familjeve të cilat humbën më të dashurit e tyre, sikundër që kërkojmë nga institucionet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse që të marrin masa që të sjellin para drejtësisë kryerësit e këtyre krimeve”, tha ajo./