Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shperthimin në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë është ankuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes.
Nga shpërthimi bëhet e ditru se janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë. Së tij.
Nuk raportohet për të lënduar.
Raporti i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Car Dushan, Mitrovicë Veri, 26.11.2023-00:55. Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.