970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Blinken në Bruksel për takimin e NATO-s, do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor

Blinken në Bruksel për takimin e NATO-s, do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të qëndrojë në Bruksel për dy ditë në Bruksel. Një ndër temat që pritet të diskutohet është edhe mbështetja e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, Blinken do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-së.

Sekretari i Shtetit, Antony Bliken nga sot e deri më 29 nëntor do të qëndrojë në Evropë. Ai në Bruksel, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-së.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, Blinekn do të theksojë angazhmin e NATO-s ndaj Ukrainës kundër agresionit rus.

Por një pikë tjetër me rëndësi që do të theskohet nga Blinken, është edhe situata në rajonin e Ballkanin Perëndimor, në të cilin rajon bën pjesë edhe Kosova.

Sipas njoftimit, Blinken do të theksojë mbështetjen e SHBA-ve për “demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë. Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024.” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, para këtij takimi në Bruksel, për vizitë në Kosovë ishte Sekretari i Përgjithshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg në Kosovë tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin e NATO-s

Përveç që KFOR duhet të jep pëlqimin për dërgim të FSK-së në veri , Stoltenberg tha se “edhe çfarëdo aksioni policor në veri duhet të bëhet në informim paraprak të KFOR-it” për shkak se, sipas tij, “përpjekjet tona për paqe dhe siguri nuk duhet të dëmtohen”.

Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s, çdo aksioni i policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos të rrezikojë paqen dhe sigurinë.” – ka thënë Stoltenberg.

Në anën tjetër, Kurti ka kërkuar “bashkëpunim të ngushtë me NATO-n për paqe dhe siguri”.

Ndër të tjera, Kurti i ka shprehur shqetësimin e tij për “praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri.”

Kujtojmë se SHBA-ja kishte dënuar sulmin e fundit në Banjskë të Zveçanit.

Blinken i kishte kërkuar Vuçiqit që të mbahen përgjegjës sulmuesit.

Sekretari nënvizoi se ata që janë përgjegjës për sulmet që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Sekretari shprehu mbështetjen e tij për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në reagimin ndaj kësaj ngjarjeje, duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar dhe përshëndeti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë.” – ishte thënë në njoftimin e DASH-it.

Related posts