970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë, Kurti ia lë fajin ASK-së

Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë, Kurti ia lë fajin ASK-së

Për herë të dytë, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë procesin e regjistrimit të popullsisë. Një gjë e tillë, prtiet që të ndodhë nga pesë prilli deri më 17 maj. Vendim ky që u mor në mbledhjen e sotme, e që u propozua nga kryeministri Albin Kurti.

Fillimisht, shefi i Qeverisë ia la fajin Agjencisë së Statistikave të Kosovës për dështimin e procesit, duke thënë se ka ndryshuar menaxhmentin e këtij institucioni.

“ASK është entitet për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ligjin e kemi planifikuar dhe hartuar me përfshirje maksimale të Agjencisë, kemi ëkrkuar sigurimin e prokurorimit të tabletëve, laptopëve, e rekrutimin e mbikqyrësve…Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së, si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit. Letra që e kam pranuar nga u.d i ri i Drejtorit, z.Avni Kastrati, dëshmon që procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë, por është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten.” – tha ai.

Më pas, Kurti edhe propozoi datën e re për regjistrimin e popullsië, duke u shprehur si vijon:

“Nisur nga kjo, e në veçanti për shkak të udhëheqjes së re në ASK-së, propozoj që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej pesë prill, deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”.

Çka kishte ndodhur?

Regjistrimi i popullsisë së Kosovës ishte paraparë që të fillonte më një shtator. Kurti parparakisht, e kishte shtyre procesin për dy muaj, pra për një nëntor me arsyetimin se ASK-ja nuk ka arritur t’i planifikojë detajet.

Fajet ASK-së, si shefi i tij, ia la edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili kishte deklaruar se ata nuk kanë përgjegjësi në këtë proces.

Ministria e Financave ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për t’i kryer disa punë që ata (ASK) nuk kanë pasur resurse t’i përfundojnë…Ne e kemi marrë atë vendim dhe i kemi ndihmuar ASK-së…Është problem kur dikujt i ndihmon, mundohet t’i fajësoj atë që po e ndihmon. Ministria e Financave nuk e ka përgjegjësi regjistrimin e popullsisë, e ka ASK-ja.” – kishte thënë Murati.

Ndërsa, zëvëndëskryeshefi i atëhershëm i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, kishte kërkuar nga Qeveria për shtyjren e këtij vendimi.

Për shkak të procedurave të prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit nuk ka arritur të sigurojë me kohë tabletët e nevojshëm. Ajo që ishte kontraktuar në shtator të ishin prezent tabletët dhe që sipas planit të aktiviteteve të zhvillohen të gjitha procedurat, duke filluar nga instalimi i gjitha aplikacioneve në këto tabletë, pastaj të bëhet një test pilot dhe të fillojnë trajnimet para datës 1 nëntor. Ne me fillim të tetorit dërguam kërkesë zyrtare tek kryeministri për një rishikim të datës përsëri për shkak se jemi vonë me këto aktivitete që ndërlidhen me mungesë të tabletëve dhe me mosrekurtimin e 3500 regjistrueseve dhe rreth 900 mbikëqyrëseve, kushtëzojnë patjetër që të shtyhet regjistrimi i popullsisë.” – kishte thënë ai për Kosova Press.

Çka deklaronte opozita?

Opozita kishte paralajmëruar se regjistrimi nuk do të ndodhë këtë vit. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kishte thënë se kryeministri po i frikësohet zyrtarzimit të shifrave të mëdha të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën.

“Sot është dashur të filloj regjistrimi i popullsisë në Kosovë, edhe pse me vonesë të madhe. Por, siç e kam thënë publikisht me 5 korrik, me 24 gusht dhe shumë herë të tjera deri sot, regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kryeministri Kurti. Përveç që e ka politizuar skajshëm me ndërhyrje partiake Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si dhe ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, Kryeministri i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarzimi i tyre. Përtej paaftësisë qeverisëse, ky (mos)veprim i Qeverisë është edhe shkelje ligjore!” – kishte deklaruar ai.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte deklaruar se detajet për këtë “dështim”, do t’i bëntë të ditura.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t’i bëj të ditura në ndërkohë.” – kishte shkruar ai.

Related posts