Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi e ka përfunduar intervistën në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin Dehari.
Haxhiu pas intervistimit nuk është deklaruar për media.
Ajo ka thënë se për këtë do të flasë në konferencën për media, e cila është paralajmëruar të mbahet në orën 14:00.
Ndryshe, Haxhiu kishte njoftuar dy javë më parë që ishte ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar duke thënë që kjo kishte ardhur bazuar në një postim në përvjetorin e vdekjes së aktivistit.
Prokurori i Shtetit, Afrim Shefkiu, ka kërkuar nga Haxhiu që të japë dëshminë e saj në lidhje me këtë çështje. /Indeksonline/