970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Plenkoviç i jep të drejtë Zelenskyyt: Mesazhi është i qartë – janë disa vatra potenciale të destabilitetit

Plenkoviç i jep të drejtë Zelenskyyt: Mesazhi është i qartë – janë disa vatra potenciale të destabilitetit

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, ka komentuar deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ka pretenduar të ketë marrë informacione se Rusia po planifikon të nis një luftë në Ballkanin Perëndimor për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Mesazhi i presidentit Zelenskyy është shumë i qartë. Është i qartë në kontekstin e destabilizimit më të gjerë të të gjithë kontinentit evropian. Ne kemi disa vatra potenciale të destabilitetit. Politika e Kroacisë ka qenë gjithmonë të përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore”, ka thënë Plenkoviç.

“Unë nuk kam folur me presidentin Zelenskyy ditët e fundit, kështu që nuk mund të deshifroj se cilës pikë të nxehtë i referohej ai, por duke pasur parasysh rrethanat, mund të ketë shumë”, ka shtuar kryeministri kroat, derisa ka marrë referencë sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Rusia mund të krijojë kriza të reja në gadishullin ballkanik dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës perëndimore nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten, derisa ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor – atje ku zhvillimet e fundit kanë dëshmuar se paqja në këtë rajon është akoma e brishtë.

Related posts