![Hamasi: Më shumë se 4000 fëmijë të vrarë në luftën Izrael-Gaza](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/11/IMG_0275.jpeg)
Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi ka deklaruar se numri i të vdekurve në Gaza sot tejkaloi shifrën 10,000, sipas tyre, në mesin e tyre më se 4,100 janë fëmijë.
Disa politikanë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kanë vënë në dyshim saktësinë e këtyre shifrave.
Por kur u pyet për këtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se besonte se ato ishin të besueshme.