Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ofroi një analizë komplekse të konfliktit midis Izraelit dhe Gazës, duke u thënë mijëra ish ndihmësve se ata ishin të gjithë të përfshirë “në një farë mase” në gjakderdhjen aktuale.
“Unë e shikoj këtë dhe mendoj përsëri, çfarë mund të kisha bërë gjatë presidencës sime për ta çuar përpara, aq sa u përpoqa?”, tha ai në një intervistë të kryer nga ish-punonjësit e tij për podcast-in e tyre, Pod Save America.
“Por ka një pjesë e imja që ende thotë: Epo, a kishte diçka tjetër që mund të kisha bërë?”
Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë i bindur se ai mund të ishte presidenti që do të zgjidhte konfliktin dekadash mes izraelitëve dhe palestinezëve.