970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Von der Leyen: Kosova të nis zbatimin e Asociacionit, Serbia të pranojë njohjen de-facto

Von der Leyen: Kosova të nis zbatimin e Asociacionit, Serbia të pranojë njohjen de-facto

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka ripërsëritur sërish që dënojnë ashpër sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, Von der Leyen në një konferencë për media tha se kryerësit duhet të sillen para drejtësisë.

“Ne fuqishëm dënojmë sulmet e dhunshme të 24 shtatorit, dhe shpreh ngushëllimet për familjet, miqtë dhe kolegët e policit të vrarë. Një sulm i tillë është tërësisht i papranueshëm, dhe kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian më tej shtoi se BE-ja është shumë e zotuar për të ardhmen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku u shpreh se është një momentum i ri në raportin BE-Kosovë.

“Më kujtohet viti i kaluar që të dyja ne bëmë thirrje për liberalizim të vizave, dhe tani mund të them se ia dolëm. Që nga 1 janari kosovarët mund të gëzojnë lëvizjen e lirë. Kjo është një mënyrë fantastike për ti afruar njerëzit”, u shpreh Von der Leyen.

Ajo u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ftojmë edhe Kosovën ta nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së.

Von der Leyen tutje u shpreh se përveç përafrimit të njerëzve, duhet të  përafrojmë edhe ekonomitë tona.

“Ne kemi planin 30 miliardësh investimesh për Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen.

Related posts