Ishte qershori i vitit 1998. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte konsoliduar në masë radhët e veta. Aktivitetet e tyre zhvilloheshin kryesisht nëpër zona më të thella.
Për çdo aksion që zhvillonte, UCK-ja njoftonte opinionin përmes komunikatave për shtyp.
Në një moment Shtabi Qendror kishte vendosur që të dilnin publikisht përmes një konference për shtyp.
Udhëheqësve të luftës u duhej një gazetar para së cilit do të paraqitej në Kleçke, zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi.
Për këtë arsye Hashim Thaçi, ishte takuar Nuhi Bytyqin; gazetar i cili vullnetarisht u ishte ofruar UCK-së për të raportuar për aksionet e tyre.
Pas disa ditësh, pas mesnate Bytyqi pranoi një telefonatë nga Thaçi.
Duke u lajmëruar me pseudonimin Bashkimi, ai lajmëroi atë për xhirim të paraqitjes së parë publike të zëdhënësit të UCK-së.
Kështu edhe ndodhi.
Bytyqi u takua atë ditë me komandant Lulin.
Kadri Veseli i dërgoi deri në Terpezë, aty ku u pritën nga Haxhi Shala që do t’i përcillte për në Kleckë, aty ku edhe ishe Shtabi i njësitit Celiku.
Në odën e nipave të Fatmir Limajt në Kleçke, atë natë gazetari dhe kameramani i vetëm kosovar, qenë dëshmitarë të paraqitjes së parë publike të UCK-së.
Duke thënë se ishte nder për të që qe dëshmitarë dhe reporter i asaj ngjarje, ai thotë për FRONTAL se ishte i pamundur xhirimi dhe montimi në Kleçkë, e për këtë arsye iu desh të mbante të fshehur identitetin e tij.
Megjithatë Bytyqi i bëri disa pyetje zëdhënësit të UCK-së, Jakup Krasniqit.
Me një kamerë të vogël digjitale, e pa ndriçim, kameramani Abaz Zeka, xhiroi atë paraqitje që u morr edhe nga shumica e mediave botërore.
Në këtë xhirim shihen pjesë nga prapaskenat e xhirimit që deri tash nuk janë bërë publike.
Bytyqi nuk e dinte si do rrjedhte fati më pas, prandaj bëri edhe një foto me njeriun që mbajti konferencën e parë.
Bashkë me Jakup Krasniqin e Kadri Veselin, xhirimi i asaj nate ishte shikuar disa herë.
Duke shpjeguar se ajo natë ishte e mbushur me shumë emocione për të gjithë ata që merrnin pjesë, e njëjta vlente edhe për mënyrën se si ai xhirim u dërgua deri në Tiranë, për transmetim në Televizionin Shqiptar.
Me 15 qershor në lajmet për Kosovën në Televizionin shqiptar që transmetoheshin në orën 18:35, dhe në lajmet qendrore të orës 20:00, u transmetua ajo paraqitje.
Megjithatë, diçka ishte prerë nga deklarata e asaj nate.
Më pas Bytyqi u bë zëri i luftës së UCK-së përmes valëve të RTSH-së.
Gazetari kosovar dhe kameramani, Abaz Zeka, janë janë dëshmitarë të aksioneve dhe aktiviteteve më të rëndësishme të UCK-së.
Bytyqi kishte kryer me përkushtim punën e ti madje duke rrezikuar shumë.
Pak kishte besuar se do mbetet gjallë dhe t’u rrëfente pasardhësve të tij për punën që ka bërë si gazetar nga zonat e luftës.
Në arkivin personal të tij ka shumë xhirime nga lufta që pak kush i ka parë deri më tash.