Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit
Ajo i ka kërkuar kryeministrit të mos fshihet, shkruan gazetaprojekti.com
Çitaku ka thënë se për vitet dhe mundësitë e humbura dhe të pashfrytëzuara do të flitet prapë, ndërkohë që i bën thirrje Kurtit për transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.
Reagimi i plotë i saj:
Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.
Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.
Tani Albin,
Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh