970×90
970×90
970×90
970×90

Steven Seagal ka refuzuar ofertën e 20 milionë dollarëve për betejë kundër Jean-Claude Van Damme

Steven Seagal ka refuzuar ofertën e 20 milionë dollarëve për betejë kundër Jean-Claude Van Damme

Aktori i njohur i arteve marciale, Jean-Claude Van Damme ka zbuluar se kundërshtari i tij në këtë sferë të aktrimit, Steven Seagal dikur refuzoi një shumë të madhe parash për ta luftuar atë.

Van Damme, 63 vjeç, foli kohët e fundit për The Telegraph të Mbretërisë së Bashkuar , transmeton AlbanianPost, për karrierën e tij dhe grindjen e gjatë me Seagal, 71 vjeç.

Pos tjerash, ai ka kujtuar se producenti dhe ekzekutivi i filmit, Peter Guber dikur donte të promovonte një luftë mes Van Damme dhe Seagal, të cilët janë grindur publikisht me njëri-tjetrin që nga viti 1990.

Jean-Claude Van Damme.

“Ata kishin një ide për të pasur një sherr mes meje dhe Steven në ‘The Mirage’ [në Las Vegas],” tha Van Damme për median.

“Njëzet milionë secili. Ai nuk e pranoi betejën”, shtoi ai.

Van Damme, i cili po promovonte markën e tij të re të uiskit irlandez “Old Oak”, foli për grindjen e tij të gjatë me Seagal disa herë në intervistë.

Gazeta raportoi se grindjet u rritën nga pretendimet e Seagal-it në fillim të viteve 1990 që “dyshonin kredencialet legjitime luftarake të Van Damme”.

“Gjëra për fëmijë, gjëra për fëmijë,” tha Van Damme, kur u pyet për një pretendim të Sylvester Stallone se Seagal hodhi poshtë një mundësi për të luftuar në vitin 1997 në një festë të organizuar nga Stallone.

“Njerëzit më thanë se Seagal nuk flet aq mirë për mua. Nuk e di pse”, pati shtuar Van Damme.

Van Damme, i cili u shfaq me “Bloodsport” të vitit 1988 dhe së fundmi u shfaq si një aktor zëri në “Minions: Rise of Gru” të 2022-shit, gjithashtu i dha disa mbështetje Seagal-it, i cili për herë të fundit bëri një film në vitin 2019.

Steven Seagal.

“Filmin e parë që pashë për të, thashë: ‘Ky djalë do ta realizojë, ai është shumë karizmatik’”, tha ai për Seagal-in..”

Sidoqoftë, diku tjetër gjatë intervistës së Van Damme me The Independent, ai ofroi një ide të përafërt se si do t’i qasej kundër Seagal-it nëse do të vinte ndonjëherë mundësia.

“Nëse unë dhe ai luftojmë, unë vrapoj më shpejt se ai – shumë më shpejt”, tha ai për gazetën.

“Do të ikja. Ai do të përpiqet të më kapë, do të dalë jashtë formës. Unë kthehem dhe luftoj. A ju pëlqen teknika?”, pati përfunduar ai.

Related posts