Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar në lidhje me heqjen e paraburgimit autobatik, e cila u kritikua edhe nga OSBE. Kica-Xhelili ka thënë se e ka argumentuar ligjërisht arsyen pse duhet hequr dhe ndryshohet mënyra se si kjo masë duhet të vendoset.
Por, sipas saj ajo u ofendua me gjuhë të ulët nga Ministrja Haxhiu. Sipas Xhelilit, shtetit nuk mbahet me eufori e drama politike.
E plotë:
A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut?
Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik . Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë.
E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është vlerësuar i panevojshëm.
I panevojshëm!!!
Gjithë ajo gjuhë e ulët, joprofesionale (thënë më së buti), për diçka që sot e quajnë “të panevojshme”.
Arsyetimi qesharak? PO.
Ofendimet e atëhershme banale? PO.
Prandaj HESHTJA nuk duhet të jetë KURRË opsion karshi popullizmit e mosdijes. Në fund, secili mbetet peng i fjalëve të veta.
Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike.