970×90
970×90

Ushtria Shqiptare stërvitet në poligonin e Bizës

Ushtria Shqiptare stërvitet në poligonin e Bizës

Forcat Tokësore të Ushtrisë Shqiptare kanë organizuar një stërvitje të një niveli të lartë gjatë qitjeve me mortaja dhe granatë hedhës antitank.

Stërvitja, në fushën e luftimit dhe kolaudimin e armëve të zjarrit, po zhvillohet në poligonin ushtarak të Bizës, rreth 50 km larg Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në Facebook.

“Efektivët e reparteve të Forcës Tokësore treguan nivel të lartë përgatitjeje gjatë qitjeve me mortaja dhe granatëhedhës antitank në poligonin kombëtar të Bizës. Qitjet periodike me armët kolektive të këmbësorisë kanë për qëllim rritjen e kualifikimit të personelit, kompaktësimin e veprimeve në fushën e luftimit dhe kolaudimin e armëve të zjarrit”, shkruan Peleshi.

Related posts