970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

SPAK sekuestron pronën e bashkëshortit të ish-ministres, Olta Xhaçka

SPAK sekuestron pronën e bashkëshortit të ish-ministres, Olta Xhaçka

Këtë të mërkurë të 25 tetorit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur që të sekuestrojë pasurinë truall prej 5 mijë e 512 metër katror të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Kjo vjen në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet në burg, i akuzuar për shit-blerje votash.

Beleri, në padinë e tij, pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara.

Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre.

Pak javë më parë SPAK thirri dhe mori në pyetje kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Gore dhe bashkëshortin e Xhaçkës.

Trualli i sekuestruar është pjesë e zonës, ku Gaçi po ndërton vila luksoze si investitor strategjik.

Gaçi më 6 tetor u  paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas informacioneve paraprake Gaçi ishte thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Beleri e ka akuzuar Goron se i ka dhënë tokë në Himarë, Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.

Akuza konkrete

Përmes juristëve të tij, pak ditë më parë Alfed Beleri ka depozituar në SPAK në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë një kallëzim penal për abuzimet e konstatuara nga KLSH në vitet 2019 -2021.

Periudhë kjo, kur ky institucion drejtohej nga Jorgo Goro.

Goro, për këtë kallëzim, është thirrur këtë më 5 tetor në SPAK, ku u morë në pyetje nga prokurorët.

Goro vijon të jetë në detyrë, për shkak se Fredi Beleri nuk është betuar ende, edhe pse fitoi në zgjedhjet e 14 majit.

Related posts