970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Fjalim i fuqishëm i Vjosa Osmanit në Këshill të Sigurimit

Fjalim i fuqishëm i Vjosa Osmanit në Këshill të Sigurimit

Presidentja Vjosa Osmani folur për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sonte.

Osmani ka thënë se në shteti serb është duke i shkelur të drejtat e njeriut me veprimet që bënë ndaj shqiptarëve të Luginës. Fshirjen e adresave të shqiptarëve e ka vlerësuar si spastrim etnik.

“Spastrimi etnik nëpërmjet mjeteve administrative siç kualifikohet nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, ku në Luginë e Preshevës Qeveria serbe pa gjurmë edhe pa nxjerrë ndonjë njoftim me shkrim apo dokument i shlyen shqiptarët nga regjistri i popullatës në Serbi, duke i mohuar të gjitha të drejtat e tyre themelore”.

“Këto shkelje të drejtave të njeriut janë konfirmuar nga DASH, kjo e përkeqëson gjendjen edhe më shumë me gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën diskriminuese që përdoret vazhdimisht nga politikanët dhe mediat në Serbi”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka folur edhe për agresionin serb në Kosovë më 24 shtator.

Ajo thotë se ky nuk ishte vetëm sulm ndaj Kosovës por përpjekje për destabilizim te Ballkanit Perëndimor.

Osmani tutje thekson faktin qe Milan Radojiçiq endet i lirë në Serbi përkundër që ka pranuar pjesëmarrjen në sulm.

Osmani ka dalë më një mori kërkesash për OKB-në që duhet të ndërmarrin ndaj Serbisë, në mesin e tyre edhe vendosjen e masave.

“Kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe kërkesa jonë është e qartë. Kosova ka nevojë për garanci substanciale në kuadër të kornizës euroatlantike që të ecim përpara duhet të përqendrohemi që Serbia të frenohet nga sulmet terroriste në Kosovë, dhe hetim e sulmit të fundit terrorist”.

“Për më tepër rritja e sigurisë në kufijtë e Kosovës me Serbinë, miratimi i masave të rrepta ndaj Serbisë siç kërkohet. Një rezolutë do të shënonte zotimin për të ruajtur paqen dhe sigurinë në tërë rajonin dhe në tërë kontinentin e Evropës, kjo do të thoshte se demokracia nuk është e heshtur përballë regjimeve autokratike”, ka thënë Osmani.

Related posts