970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

SHBA me kërkesë të prerë në Këshill të Sigurimit: Terroristët e Banjskës të ekstradohen në Kosovë

SHBA me kërkesë të prerë në Këshill të Sigurimit: Terroristët e Banjskës të ekstradohen në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstradimin e personave të dyshuar në rastin e Banjskës.

Kështu tha zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatës e Kombeve të Bashkuara Robert Ëood.

“ShBA e dënon sulmin e 24 shtatorit. ishte një akt që vuri në rrezik jetën e qytetarët e Kosovës. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë bazuar në ligj”, tha Wood.

Wood tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë ngushtë me BE-në dhe NATO-n për ta deeskaluar situatën.

“Vazhdojmë ta mbështesim dialogun si rruga më e mirë për pajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se e ShBA e mirëpresin rritjen e numrit të KFOR-it në veri.

“Kjo prani do të mbahet sa të jetë e nevojshme”, tha zëvedëspërfaqësuesi i ShBA-së në OKB.

Si pasojë e agresionit të Serbisë më 24 shtator, u vra polici Afrim Bunjaku.

Kundërpërgjigja e autoriteteve kosovare ishte e menjëhershme.

Related posts