970×90
970×90
970×90
970×90

Marketet e shfrytëzojnë festen, i rrisin çmimet për Bajram

Marketet e shfrytëzojnë festen, i rrisin çmimet për Bajram

Festa e Bajramit në Kosovë sjell një atmosferë gëzimi në çdo familje myslimane, pavarësisht kushteve apo mundësive financiare.

Një nga traditat e festës është edhe shtrimi i tryezës së begatë, të cilës i kushtohet një rëndësi e veçantë.

Për të kremtuar festën e Bajramit, qytetarët shpenzojnë më shumë, por shumë markete, shfrytëzojnë festën për të rritur çmimet e produkteve, të cilat janë të nevojshme për këtë ditë.

Paga minimale në Kosovë, është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Kurse, shporta mujore e një qytetari llogaritet të jetë 115 euro, shumë kjo që nuk siguron një standard të mirë jetësor për qytetarët.

Drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë për Telegrafin se vendet e tjera të botës çmimet ulën në festa, ndërsa në vendin tonë kjo nuk ndodh.

“Me rastin e çdo feste, shumica e çmimeve ngritën ani pse në pjesën më të madhe të botës për festa ulen çmimet për ta respektuar qytetarin konsumator. Mes çmimesh realisht të ulura, numri i të cilave në disa markete është në rritje, ka edhe shumë çmime të ulura rrejshëm, që e ‘detyrojnë’ konsumatorin të blej edhe artikuj me çmime më të larta se zakonisht”, ka thënë për Telegrafin, Kaçaniku.

Ai tha se mungon reagimi i institucioneve karshi këtyre rritjeve.

“Megjithatë, përkundër ankesave e alarmimeve të shpeshta, ka munguar reagimi i institucioneve dhe mekanizmave të shtetit. Qytetari konsumator taksapagues i paguan edhe dështimet, keqmenaxhimet e keqadministrimet e institucioneve të politikës”, thotë ai.

Related posts