970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Procesi i Berlinit: Çfarë është dhe kush merr pjesë nesër në Tiranë?

Procesi i Berlinit: Çfarë është dhe kush merr pjesë nesër në Tiranë?

Nesër më 16 tetor do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë të Shqipërisë. Samiti organizohet për herë të parë në një vend që nuk është anëtare e BE-së. Gjithashtu, samiti do të ketë fokus të veçantë duke pasur parasyshë situatën politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë raportet mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë. Çka duhet të dini?

Samiti i Procesit të Berlinit pritet të mbahet të hënën në Tiranë. Tema kryesore të këtij samiti do të jetë ntegrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së dhe tranzicioni i gjelbër dhe dixhital, ndërsa në axhendën e drekës së punës do të jenë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Gjithashtu temë kryesore e këtij takimi do të jetë edhe situatë mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në këtë samiti pritet të nëshkruhet edhe një marrëveshje “Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional”.

Sipas agjendës, Samiti i Procesit të Berlinit do të fillojë në ora 11:00 dhe do të përfundojë në ora 18:30, ndërsa në ora 17:30 do të ketë konferencë e përbashkët për shtyp.

Kush merr pjesë?

Deri më tani dihet se pjesë e këtij samiti do të jetë Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ndërsa pala serbe përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Çka është Procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit është një format i takimeve vjetore që ishte inicuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë) për të përshpejtuar bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe për të zgjeruar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si një gjë kyçe për rritje ekonomike dhe për paqe në Ballkanin Perëndimor.

Ky samiti ka filluar punimet në vitin 2014 kur u mbajt në Berlin Konferenca për Ballkanin Perëndimor.

Pas atij samiti në Berlin, nikoqirët e samitit të Procesit të Berlinit ishin Vjena në 2015, Parisi në 2016, Trieste në 2017, Londër në 2018, Poznań në 2019, Sofje në 2020 dhe Berlin në 2022.

Agjenda e Procesit të Berlinit 2023

11:00 – Mbërritja, mundësia fotografike e liderëve me Pritësit e Samitit (YouTube, Frekuenca Satelitore, të gjitha mediat)

11:30 – Fjala e hapjes (YouTube, Frekuenca Satelitore dhe media zyrtare)

12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE-në” (3 min spray Photo & Video YouTube, frekuenca satelitore dhe media zyrtare)

13:30 – Fotografi familjare (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)

15:30 – Sesioni II i Punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” (3 min spray Photo&Video YouTube, frekuenca satelitore dhe media zyrtare)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë (YouTube, Frekuenca Satelitore, të gjitha mediat)

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional (YouTube, frekuenca satelitore)

17:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)

18:30 – Ceremonia e hapjes së inaugurimit të Piramidës (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)

Related posts