Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilën gjenden të paraburgosur në Hagë.
Ajo është shprehur e emocionuar me këtë vizitë.
Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se me ish-krerët e UÇK-së kanë biseduar edhe për fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll.
“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Deliu-Kodra.