![Qeveria miraton kërkesën e telekomit për hua në vlerë 15 milionë euro](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8484.jpeg)
Qeveria ka aprovuar në parim kërkesën e Telekomit të Kosovës për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje, shkruan Gazeta Projekti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.“
Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai.