Xhoana Kurti ishte konkurrentja e radhës që u eliminua puntatën e fundit të formatit të dashurisë ‘Love Island Albania’, duke lënë përgjysmë ‘lidhjen’ e saj me Arlindin i cili vazhdon qarën e tij në ‘vilën e dashurisë’.
Ish-konkurrentja bëri një rrëfim personal pak para se të eliminohej, ku tregoi se është nënë e një djali dhe bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.
Megjithatë me përfundimin e garës në formatin e njohur, ajo ka bërë një tjetër reagim ku shprehet se mbi figurën e saj kanë ‘hedhur baltë’, pasi historia e saj nuk u besua.
Ky është postimi i saj:
“Pike se pari dua t’ju falenderoj te githeve per mbeshtjeten qe me keni dhene gjate qendrimit tim ne vile.
Se dyte ulje-ngritjet te cilat i kam pasur me Arlindin kane ardhur shkak pasoje e lekundjeve qe ka pasur ai karshi lidhjes tone gje qe me beri te kuptoja vazhdimisht qe ai nuk eshte nje njeri i qendrueshem dhe nuk e di akoma se cfare eshte duke kerkuar.
Se treti frika e te mos qendruarit vetem dhe siguria qe kishte tek une per te qendruar ende aty e shfaqi mbreme gjate “folese se dashurise” me Ueden kur une u largova ku deshperimisht eshte duke shfrytezuar 72-orarshin.
Fatkegesisht me lejoni te them qe vertetova 100% dyshimet qe une kisha ne lidhje me te.
SE FUNDMI PER TA MBYLLUR,UNE JAM SHUME E LUMTUR JASHT PRANE TIM BIRI dhe me vjen shume keq qe u hodh balt mbi figuren time me shpifje (gje qe nuk duhej lejuar te ndodhte) dhe aq me pak per ish bashkeshortin tim te ndjere ku u vu ne dyshim historia e jetes time!”- shkruan ajo
Nuk dihet nëse lidhja e saj me konkurrentin, Arlind do të vazhdojë edhe jashtë por nëse kujtoheni dyshja lanë një ‘premtim’ të vogël ndaj njër-tjetrit.