![ShBA i jep 7 dronë Policisë së Kosovës, Hovenier: Do të jenë jetikë për zbatimin e ligjit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8409.png)
Policia e Kosovës ka marrë shtatë dronë si donacion nga Qeveria Amerikane.
Në një konferencë për media, gjatë kësaj ceremonie ku zyrtarizua donacioni, ambasaodri Hovenier u shpreh i lumtur me një zhvillim të tillë.
“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu, bashkë me juve, në këtë ceremoni për zyrtarizimin e një donacioni nga Qeveria Amerikane të 7 sistemve fluturake pa pilotë për Policinë e Kosovës.” –tha ai.
Tutje, Hovenier u shpreh se këto sisteme fluturake, do të jenë jetike për zbatimin e ligjit në Kosovë.
“Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarisë kriminale të grupeve të krimit të organizuara, këto sisteme do të jenë jetike për zbatimin e ligjit në Kosovë.” – tha ai.