970×90
970×90
970×90
970×90

Njihuni me fermerin nga Vushtrria që kujdeset për 300 krerë drerë (Video)

Njihuni me fermerin nga Vushtrria që kujdeset për 300 krerë drerë (Video)

Nuk është e pazakontë që të dëgjosh lidhjen e fortë që njerëzit kanë me kafshët.

Gani Imeri është njëri ndër ta, i cili tash e katër vite mban në pronën e tij rreth 300 drerë.

Drerët është e vështirë ti hasësh në pyjet tona, por në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë ato janë me shumicë.

Pronari i fermës Gani Imeri, tregon për RTV Dukagjinin sfidat dhe kënaqësinë që kafshët e bukura i dhurojnë atij.

“Që katër vite kam filluar dhe janë mirë ka rriten. Kemi filluar me 40 copa, tani i kemi rreth 300 sosh. Kemi dy lloje, të kuqe dhe të murrme. Për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për kullota, ne i ushqejmë dy herë në ditë, mëngjes e mbrëmje”, shprehet fermeri Imeri.

Drerët e njohin mirë pronarin e tyre, pasi ai çdo ditë u ofron dashuri, përcjell Telegrafi.

“Diçka që lindë i egër, mbetet gjithmonë i egër, por nga puna e madhe me këto kafshë, kemi arrit të krijojmë afërsi. Rri një kohë të gjatë me to, dhe kudo që shkoj me ndjekin nga afër. Kanë dëshirë mi ledhatua, janë kafshë shumë të mrekullueshme”, thotë pronari i parkut të drenushave.

Këta drerë ç’do ditë tërheqin shumë vizitorë, dhe sipas pronarit të parkut të drenushave, numri gjatë vitit arrin në disa mijëra.

Related posts