![Kurti publikon pamjet: Terroristët e Banjskës u trajnuan në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_7807.jpeg)
Ai thotë se këta terroristë ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.
Teksa të tjerat stërvitje, Kurti thekson se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.
I gjithë ky sulm i terroristëve serbë, kryeministri i Republikës së Kosovës, thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.
”Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”.