![Ambasadori anerikan i shkon në zyre Konnufces](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7433.jpeg)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Siç bën të ditur njoftimi, në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, transmeton Reporteri.net.
“Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që kishte dje me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi në Banjskë u bë nga një grup i mirë-organizuar, profesionistë dhe të trajnuar.
I pyetur nga gazetarja e Reporteri.net se a e cilëson ShBA-ja si terrorist sulmin e së dielës mbi Policinë e Kosovës, Hovenier ka thënë se nuk mund të flasë shumë vetëm 48 orë pas sulmit por e cilësoi atë si një “sulm të rëndë dhe shumë serioz” ndaj Kosovës dhe popullit të saj.
“Mund të them që ky po që ishte sulm i rëndë kriminal ndaj Kosovës por SHBA vazhdon të bëj thirrje për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Hovenier.p