970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Takohen Presidentja Osmani, shefi i AKI’së Ajeti dhe kryetari i LDK’së Abdixhiku

Takohen Presidentja Osmani, shefi i AKI’së Ajeti dhe kryetari i LDK’së Abdixhiku

Mëngjesin e sotëm është duke u zhvilluar një takim mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi në Presidencë pason pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, ku u sulmuan pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga një grup kriminal serb, e ku vdiq polici Afrim Bunjaku. Takimi, ndërlidhet edhe me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta Projekti mëson se gjatë ditës, presidentja Osmani do të takojë edhe liderë të partive tjera politike.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet thanë se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se katër sulmues u vranë, ndërsa tetë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.

Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i hetimeve do të ofrojë më shumë të dhëna se kush ishin personat e “formacionit profesionist” që sulmoi policinë, si hynë dhe kur hynë në Kosovë, si dhe kush janë urdhërdhënësit dhe dirigjuesit e sulmit.

“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se Washingtoni pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, pas ngjarjeve në Banjskë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialog, Mirosllav Lajçak, ka thënë se, në ditët në vazhdim, do të përqendrohet në gjetjen e një rruge përpara në bisedime.

Related posts