970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sveçla: Aksioni u koordinua bashkë me ndërkombëtarët

Sveçla: Aksioni u koordinua bashkë me ndërkombëtarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se aksioni kundër terroristëve në veri të vendit është realizuar në koordinim të vazhdueshëm, qoftë me akterë vendor e ndërkombëtar.

“Falë këtij koordinimi kemi një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm, lirisht mund të themi kemi parandaluar një përshkallëzim ekstrem të situatës duke qenë që kanë pasur jo vetëm shumë armë të kalibrave të ndryshëm, por ka pasur edhe mbështetje logjistike për aktivitete afatgjate terroriste në Kosovë”, theksoi ai, raporton RTKlive.

Ministri Sveçla, ka falënderuar AKI-në për mbështetjen dhe koordinimin, po ashtu edhe KFOR-in e EULEX-in për koordinim të vazhdueshëm për ditën e djeshëm dhe të sotme.

Sveçla: Armatimi dëshmon se grupi terrorist dirigjohet nga Vuçiqi|VIDEO

Policia e Republikës së Kosovës në kampin e Njësive Speciale ‘Enver Zymeri’ ka prezantuar arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës, të kapura nga aksioni i djeshëm në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se plani i dhënë me urdhër të Vuçiqit për të përshkallëzuar situatën në Kosovës, tashmë ka dështuar.

“Në shkëmbimet e zjarreve me grupet e armatosura kanë mbetur së paku tre të vrarë të gjithë me uniforma dhe pajisje ushtarake, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë po ashtu të uniformuar, po ashtu edhe katër të tjerë të cilët kanë qenë në rolin e tyre mbështetës në këtë aktivitet”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij, armatimi i gjetur e dëshmon qëllimin e këtij grupi terrorist që dirigjohet nga Vuqiq.

 “6 persona të grupit terrorist që janë arratisur po trajtohen në spitalin e Novi Pazari”, tha ai.  Sveçla i ka bërë thirrje Serbisë që t’i dorëzojë tek autoritetet e Kosovës.

Hoxha: Dyshohet se rreth 30 persona janë larguar, duke lënë në fshatin Bansjkë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se dyshohet që rreth 30 persona janë larguar, duke lënë në fshatin Bansjkë veturat e tyre bashkë me armatim,veshje,uniforma e mjete të tjera,ta cilat kane pasur për qëllim ti përdorin për sulme të tjera.

Policia e ka sekuestrua 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motorë. Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50, 4 kamera të sigurisë, 3 dron, 30 armë AK47, 6 mitraloza, 29 zolla të mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake.

Në mesin e veturave të konfiskuara ka edhe automjete me llogo të KFOR-it me të cilat sulmuesit janë munduar të kamuflohen.

KFOR-i me helikopter ka monitoruar nga lart

KFOR-i me helikopter ka monitoruar nga lart mbi kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymeri” derisa po prezantohej arsenali i armëve të konfiskuara në veri.

Related posts