970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kërçeli: Vuqiç akuzoi qytetarët serb në Kosovë dhe amnistoi grupet terroriste

Kërçeli: Vuqiç akuzoi qytetarët serb në Kosovë dhe amnistoi grupet terroriste

 

Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuqiç provoi përsëri t’i përdorë qytetarët serbë për kalkulimet e tij fashiste por nuk arriti ta marr përkrahjen e tyre, shkruan Gazeta Projekti. 

Kërçeli, përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, tha se qytetarët serb nuk e përkrahen krimin e organizuar të orkestruar nga Serbia.

Statusi i Plotë:

Qytetarët serb të komunave veriore, janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ata dje nuk e përkrahen krimin e organizuar të orkestruar nga Serbia.
Grupet terroriste te financuara direkt nga Beogradi, nuk arritën të gjejn përkrahje nga qytetarët e asaj pjese të Republikës së Kosovës.

Gjatë tërë ditës Presidenti i Serbisë apo ish ministri i propagandës në kohen e kasapit të ballkanit, spostonte kohën kur do dilte në konferencë për të menduar se cfarë do të ishte propagandimi i radhës. Në fund të ditës zgjodhi se fajin për sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit të ndjerë Afrim Bunjaku t’iua faturonte qytetarëve serbë të komunave veriore.

Kështu, Vuçiçi provoi përsëri t’i përdorë qytetarët serbë për kalkulimet e tij fashiste, e për të mbrojtur e amnistuar grupet e tij kriminale.

Related posts