![Njësia Speciale e merr në kontroll Manastirin e Banjskës, janë vrarë disa sulmues](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7128.png)
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan.
Gazeta Express nga burime të saj brenda strukturave të sigurisë raporton se disa prej sulmuesve janë vrarë, derisa deri tani sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës janë tre të vrarë, një sulmues i arrestuar dhe katër të tjerë të arrestuar pasi janë kapur në posedim të radiolodhjeve.
Grupi kriminal i armatosur i përbërë prej mbi 30 personave ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe kishte shfrytëzuar edhe objekte të tjera private, prej nga ka sulmuar Policinë e Kosovës.
KFOR-I ka dalë me një reagim se janë në afërsi të Banjskës dhe se janë në gatishmëri të përgjigjen nëse shfaqet nevoja, duke theksuar se Policia e Kosovës janë përgjegjësit e parë.